Futbolli është plot me raste të shpërdoruara, madje edhe në mënyrë të bujshme, kur porta është bosh, por rasti i djeshëm me protagonist talentin 17-vjeçar belg, Aster Vranckx, është vërtetë i pabesueshëm.
Luhej ndeshja midis Mechelen dhe Oostende, në kampionatin belg, dhe Vranckx është titullar i padiskutueshëm në sulmin e Mechelenit edhe pse pothuajse adoleshent.
Në minutën e 66-të, një rast i artë i del përballë, pas një aksioni konfuz ku një parabolë e një shoku të skuadrës përfundon nga traversa në këmbët e tij, përballë porta e boshatisur nga portieri, tashmë i dorëzuar.
Vranckx ka shënuar një gol dy javë më parë me Brugge, ky duket vetëm një formalitet. Dëshiron të hyjë në portë me topin, por te linja fatale e portës ndodh e pabesueshmja, sulmuesi rrëshqet te topi, i cili i drejtohet vijës fundore, me një efekt komik që e ka bërë virale videon në rrjetet sociale.

Dita për t’u harruar e sulmuesit, mbyllet në minutën e fundit të ndeshjes, me golin e miqve që marrin 3-pikëshin plot fat. (A2 Televizion)