Gara për BKH, përfundon procesi i deklarimit nga 35 kandidatë

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 11:57 | Aktualitet
Gara për BKH, përfundon procesi i deklarimit nga 35 kandidatë

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të BKH-së. Deklaratat u janë dorëzuar nga kandidatët, me e-mail, komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve. Pas përfundimit të këtij procesi, të kualifikuarit do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/20/integrimi-krasniqi-politikanet-preferojne-te-kontrollojne-shqiperine-jo-te-jene-nxenes-te-mire-te-brukselit/
https://a2news.com/2020/11/11/padite-kunder-bkh-gjykata-administrative-nuk-nis-shqyrtimin-per-shkak-te-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos