Përballimi i Covid-19, Brataj: Nëse spitalet mbushen, pacientët mund të kurohen edhe në hotele

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 20:26 | Aktualitet
Përballimi i Covid-19, Brataj: Nëse spitalet mbushen, pacientët

Urgjenca Kombëtare ka përballuar fluksin e lartë të kërkesave për shërbim mjekësor dhe në mjaft raste pacientët kurohen në kushte shtëpie.

Nga nisja e pandemisë, drejt kësaj qendre kanë mbërritur mbi 100 mijë telefonata për Covid-19. Brataj shpjegoi se këtu kryhet koordinimi i shërbimeve, nga marrja e telefonatës dhe deri te shtrimi në spital në rastet më të rënda, ndërsa gjithçka ndiqet nga epidemiologët.

Shtimi i stafit të kësaj urgjence, sipas drejtorit, mundësoi edhe përballimin e fluksit, ndërsa dha edhe një shpjegim për vonesat e ambulancave.

“Mund të rastisë që vijnë ambulanca nga Tirana, por edhe nga rrethet, plus nuk duhet të harrohet pjesa administrative”, thotë ai.  

Ndërsa, nëse situata përkeqësohet, sipas tij “do të  hapet COVID 4 , por do trajtojmë edhe në banesa, korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota”. Brataj thotë se në këtë qendër çdo telefonatë është e regjistruar dhe biseda nuk mund të modifikohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos