
Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka shpallur afatin për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të kësaj force politike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Sipas njoftimti të shpërndarë për mediat mësohet se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.
Njoftimi i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale
Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:
Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:
1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës. (A2 Televizion)