Zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Sali Berisha e quajti një betejë të turpshme mes një kryeministri dhe një ambasadori, duke iu referuar qëndrimeve publike të diplomates amerikane Yuri Kim dhe atyre të Edi Ramës. Sipas kryedemokratit, ndërhyrjet kanë për qëllim kapjen e Prokurorisë së Posaçme. Ai hodhi paralele mes largimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kreut të Shërbimit Informativ, për të cilët Berisha tha se u hoqën nga detyrat përkatëse sepse raportonin te partnerët ndërkombëtarë kundër dëshirës së kryeministrit. (A2 Televizion)
Gara për kreun e SPAK, Berisha: Betejë e turpshme kryeministër-ambasadore
