
Kupa e Shqipërisë mëson sot çiftet gjysmëfinaliste. Tirana udhëton e sigurtë drejt Lezhës, ndërsa ka fituar 5-1 takimin e parë në kryeqytet.
Kukësi do të luajë në Fier aktin e dytë përballë Apolonisë së Kategorisë së Parë. 90 minutat e para u mbyllën me fitoren e vështirë të skuadrës së Shehit, që shënoi golin e fitores në sekondat e fundit.
Skënderbeu luan kundër Bylisit me misionin e përmbysjes, teksa është mundur minimalisht në ndeshjen e parë.
Kualifikim tërësisht i hapur është ai i sfidës në Durrës, ku vihen përballë Teuta dhe Vllaznia, që u ndanë në barazim 2-2 në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”.
Të gjitha takimet e Kupës do të luhen në orën 16:30. (A2 Televizion)