Gjatë vitit pandemik, për të përballuar krizën, qeveria përdori për herë të parë një instrument, që ishte garancia sovrane për të ndihmuar bizneset në vështirësi. Për ta shpjeguar më thjesht, nga buxheti i shtetit u vendos një fond si garanci që bankat të jepnin kredi për kompanitë që kishin nevojë. Garancia e parë sovrane u dha për kreditë me destinacion pagat e punonjësve, ndërsa garancia e dytë për likuiditet dhe investime. Pak ditë më parë, Ministria e Financave njoftoi se do të japë një garanci të tretë sovrane vetëm për turizmin dhe fasonët, që janë edhe dy sektorët e ekonomisë më të goditur nga kriza e COVID 19. Por, a kanë funksionuar garancitë sovrane, të cilat qeveria i ka konsideruar si një ndër shtyllat për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë? A ka përfituar biznesi? A është kjo forma e duhur për të ndihmuar turizmin dhe fasonët, dy sektorë në krizë, por që kanë edhe numrin më të madh të punësuarve në Shqipëri? Për këtë temë u diskutua mbrëmjen e së mërkurës në A2 Business. (A2 Televizion)
Garancitë sovrane, Prifti: Përfitoi vetëm një grup njerëzish
