
Nga monstra Frakenshtajn tek Mona Lisa, kungujt tradicionalë janë transformuar në vepra arti për festën e Halloween, në një ekspozitë speciale në Los Angelos.
Mbi 1000 kunguj u shndërruan në art të mirëfilltë, ku më i madhi peshonte 45 kg. Të gjithë ishin ndriçuar e zbukuruar me ngjyra. Ata që e shijuan këtë ekspozitë ishin fëmijët, që panë nga afër princeshat e Disney dhe karakteret e filmave të animuar, ndërsa të rriturit u përshtatën më së miri në karakteret e filmave të frikshëm.
Artistët profesionistë pikturuan imazhet në 75 kunguj të mëdhenj, ku mbizotëronte ngjyra e kuqe dhe për këtë u deshën disa orë.
Një seksion në ekspozitë i dedikohet personaliteteve të famshme që kanë ndërruar jetë këtë vit, përfshirë këtu aktorin Luke Perry apo krijuesin e “Njeriut Merimangë”, Stan Lee. (A2 Televizion)