Gazetarja ruse vritet në Kiev

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 20:50 | Bota
Gazetarja ruse vritet në Kiev

Një gazetare ruse, e cila po raportonte nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është vrarë ditën e sotme.

“The Insider” bën me dije se Oksana Baulina po filmonte shkatërrimet në distriktin e Podolskit, kur trupat ruse bombarduan zonën.

Së bashku me të, i vrarë mbeti edhe një civil, ndërkohë që dy persona të tjerë u plagosën.

Baulina ka punuar më parë edhe për Fondacionin Anti-Korrupsion të Alexei Navalnyt dhe u detyrua që të largohej nga Rusia për shkak të bashkëpunimit me aktivistin opozitar të burgosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos