“Koncert” në Kharkivin e shkatërruar

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 17:53 | Bota
“Koncert” në Kharkivin e shkatërruar

Një banor i Kharkivit, i cili është muzikant, ka vendosur që të sensibilizojë botën ndaj pasojave të luftës në qytetin e tij, duke mbajtur një “koncert” në rrugë, me në sfond godinat e shkatërruara nga bombat ruse.

Denys Karachevtsev performoi në violinçel, i rrethuar nga rrënojat e pallateve.

“E dua shumë qytetin tim heroik, që aktualisht po mundohet t’i mbijetojë luftës. Kam bindjen që mund të ndihmojmë, besoj se mund ta rindërtojmë qytetin tonë dhe vendin tonë kur lufta të mbarojë”, shkruan muzikanti në Facebook. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/22/ukraina-ne-ofensive-beteje-ne-odesa-dhe-kharkiv/

A2 CNN Livestream

Latest Videos