Gervinho i përgjigjet 2 golave të Ronaldos, Parma befason Juventusin

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 22:29 | Futboll
Gervinho i përgjigjet 2 golave të Ronaldos, Parma befason Juventusin

Parma është skuadra e surprizave këtë sezon në Serie A dhe këtë e ka bërë edhe në transfertën e vështirë të Torinos ndaj Juventusit, në një ndeshje të mbyllur 3-3, me golin e barazimit të shënuar në minutën e tretë të shtesës.

Juventusi ishte duke udhëhequr 2-0 deri në minutën e 64 pas golave të Ronaldos dhe Ruganit. Parma ngushton diferencën me Barillën, por vetëm 2 minuta më pas, Ronaldo e çon në 3-1 rezultatin, e sërish, ndeshja u duk e mbyllur.

Por Gervinho nuk ishte dorëzuar. Sulmuesi shënon për 3-2 në minutën e 74 dhe në minutën e tretë të shtesës bën mrekullinë për Parmën duke shënuar edhe golin e barazimit.

Tashmë diferenca mes Juves dhe Napolit është ngushtuar në 9 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos