Kukësi fiton në Vlorë, Flamurtari: Gjyqtari, “njeriu i ndeshjes”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 20:06 | Futboll
Kukësi fiton në Vlorë, Flamurtari: Gjyqtari, “njeriu i

Kukësi ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera në Vlorë, por mes polemikash. Ata fituan 1-2 ndaj Flamurtarit që nuk reshti pa kritikuar gjyqtarin e ndeshjes Olsi Sokoli për një gol me roveshatë të anuluar ndaj Pollozhanit.

Madje, në një postim në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”, arbitri, me ironi vlerësohet si “njeriu i ndeshjes”!

Në këtë ndeshje gjithçka u vendos në pjesën e parë, me Kukësin që arriti të kalojë në avantazh në minutën e 10 me anë të Valon Ethemit. Flamurtari nuk u dorëzua dhe përgjigjen e dha në minutën e 33-të kur Pollozhani barazoi rezultatin pas një harkimi të Kotobellit.

Gëzimi i kuqezinjve zgjati pak sepse në minutën e 35-të ishte Rroca që riktheu menjëherë në epërsi Kukësin i ndihmuar dhe nga era duke dërguar topin në rrjetë direkt e nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë nuk dhuroi gola dhe Kukësi rrëmbeu një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në një fushë të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos