
Pas barazimit ndaj Milanit, Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur pastër 3-0 skuadrën e Sampdorias.
Në këtë ndeshje, Acelotti vendosi të aktivizojë nga minuta e parë edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, i cili mungonte prej javësh.
Së bashku me shokët e skuadrës, Hysaj bëri që skuadra të mos pësojë gol dhe në këtë mënyrë është ndalur së shënuari pas 11 ndeshjesh radhazi Quagliarella, i cili javën e parë barazoi rekordin e Batistutës, por tashmë pa mundur dot ta thyej atë. (A2 Televizion)