Gisele flet për divorcin e saj me Tom Brady: Ndarjet nuk janë kurrë të lehta

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 10:06 | Showbiz
Gisele flet për divorcin e saj me Tom Brady: Ndarjet nuk janë

Një ndër ndarjet e bujshme të kësaj vere ka qenë edhe divorci i modeles së njohur, Gisele nga Tom Brady. Në një intervistë për Vogue, 43-vjeçarja ka zbuluar se si e ka përjetuar ndarjen pas 13 vitesh martesë.

“Gjithmonë kam besuar se çdo situatë, sado e vështirë të jetë, ka diçka për të na mësuar dhe ndodh që të na bëjë më mirë. Ndarjet nuk janë kurrë të lehta, veçanërisht kur media spekulon. Unë u përpoqa të fokusohem te fëmijët e mi, shëndeti im, projektet dhe ëndrrat e mia", tha ajo.

Në intervistën e saj, ajo ka folur edhe se si kujdeset për veten që të jetë plotësisht e shëndetshme.

"Ka tri gjëra që unë mendoj se janë thelbësore për t'u ndjerë mirë: të hani shëndetshëm, të ushtroheni çdo ditë dhe të gjeni kohë për të pushuar mendjen dhe trupin tuaj”, tregon modelja.

Çifti, i cili ishte i martuar për 13 vjet, ka një djalë Benjamin Rein, 13 vjeç dhe Vivian Lake, 10. Brady gjithashtu ka një djalë Jack, 15 vjeç, nga një lidhje e mëparshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos