Gjata: Rama kërkon të mbajë pushtetin në mënyrë antikushtetuese. Ndërkombëtarët nuk e lejojnë një Putin tjetër

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 20:04 | Politikë
Gjata: Rama kërkon të mbajë pushtetin në mënyrë

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi se kryeministri “Edi Rama po mundohet të mbajë në mënyrë antikushtetuese pushtetin”.

“Kërkon ta mbajë pushtetin ose duke blerë apo vjedhur vota, ose me dhunë. Tani, duke qenë edhe nën vëzhgimin e rreptë të faktorit ndërkombëtar, po përdor mjetet e Putinit apo Çavesit që të ndryshojë Kushtetutën për të ruajtur pushtetin. Edi Rama e di që nuk i fiton zgjedhjet dhe po e ndryshon Kushtetutën për t’i fituar. Ne kemi një marrëveshje ku ka firmosur mazhoranca, opozita reale dhe ajo parlamentare, me zonjën Rudina Hajdari përfaqësuese. Marrëveshjes i dolën garantë edhe 4 ambasadorë madje. Tani, ngrihet Rama dhe heq koalicionet. Aty i kishte, pse nuk i kërkoi kur u bë marrëveshja? Justifikohet se po ia kërkon opozita parlamentare, por Murrizi e tha vetë se këtë ia ka kërkuar Rama, pasi opozita në Parlament kërkonte vetëm listat e hapura. Si mund të ndalohen partitë që të bëjnë koalicion në demokraci? Kjo është të shembësh pluralizmin”, tha Gjata.

Kur u pyet nëse ka frikë PD-ja të hyjë në zgjedhje pa koalicione, Gjata u përgjigj: “Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk kanë pikë frike që të hyjnë në zgjedhje në çdo moment. Vetë fakti që Edi Rama po ndryshon Kushtetutën në kohë pandemie, me deputetë nga shtëpia, ndryshon Kushtetutën. Rama ka frikë sepse po ndryshon Kushtetutën, jo ne. Rama është gati të bllokojë hyrjen e Shqipërisë në BE, njësoj si Enver Hoxha. Wadephul e tha që nëse miraton ndryshimet kushtetuese, nuk hapen negociatat. Bundestagu kërkon miratimin e marrëveshjes pa ndryshime, nuk kemi çfarë diskutojmë më këtu”.

Sipas Gjatës, “hapja e listave është tallje, është një mashtrim, por faktori ndërkombëtar nuk e pranon të mashtrohet”.

“Ndërkombëtarët nuk mund ta lejojnë një Putin tjetër në Ballkan”, theksoi Gjata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos