Gjata: Universiteti i Mjekësisë do të nisë vitin e ri akademik më 17 tetor

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 10:04 | Aktualitet
Gjata: Universiteti i Mjekësisë do të nisë vitin e ri

Universiteti i Mjekësisë nuk do të bojkotojë mësimin, por do të nisë vitin e ri akademik më 17 tetor sikurse është përcaktuar. Lajmin e dha në studion e “Ditarit” në A2 CNN rektori i këtij universiteti Arben Gjata, në një kohë që Sindikata e Pedagogëve ka paralajmëruar bojkot të vitit akademik nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Sipas tij, Mjekësia nuk ka probleme me rritjen e pagave.

“Universitetet mund t’i rrisin rrogat derisa të kenë mundësitë financiare. Mjekësia nuk i ka këto probleme ne kemi mundësi t’i rrisim. Ne do të fillojmë më 17 tetor vitin akademik, por se si do të zhvillohen ngjarjet koha do ta tregojë”.

https://a2news.com/2022/10/05/pa-fonde-dhe-te-keqpaguar-pedagoget-shqiptare-me-pagat-me-te-uleta-ne-rajon/

I pyetur sesi mund të qëndrojnë studentët e Mjekësisë në vendin tonë, Gjata propozon marrëveshje paraprake për të punuar në Shqipëri kundrejt një burse apo tarifës së studimit.

“Nuk kam thënë që duhet të qëndrojnë me detyrim, por cila është një nga mundësitë për t’i mbajtur studentët, dhe ka modele të ndryshme p.sh. SHBA-ja nëse të paguan detyrimin e shkollës është shumë i lartë je i detyruar të punosh aty ku ka nevojë mund të punosh në SHBA. E njëjta gjë mund të bëhej te ne, por nuk ka programe të tilla. Nëse do të caktoheshin degët prioritare dhe nëse do vendoste qeveria të paguante bursë, fjetje, t’i hiqte tarifën e studimit, studentët përfitonin të ardhura shtesë që i ndihmonin për studimet e 6 viteve. Kjo mund të shoqërohej me marrëveshje paraprake që mund të punoje në Shqipëri, ky ishte propozimi im se nuk mund të detyrosh asnjë”.

https://a2news.com/2022/10/05/pagat-e-pedagogeve-rama-kerkojne-qiqra-ne-hell-kane-autonomine-universitare/

Sindikata e pedagogëve do të dalë për mediat në orën 11:00 për të marrë një vendim se çfarë do të bëjë me bojkotin e pritshëm të nisjes së vitit akademik. Deklarata do të mbahet në ambientet e universitetit Politeknik të Tiranës, aty ku u mbajt edhe protesta e 5 tetorit. Pedagogët do të përcaktojnë aksionin e tyre në vijim për të siguruar plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë kërkuar rritje pagash dhe kushte pune më dinjitoze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos