All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjenden dy trupa të pajetë në Kosovë, policia nis hetimet

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 10:16 | Kosova
Gjenden dy trupa të pajetë në Kosovë, policia nis hetimet
All - Paragraf - 1

Dy vdekje të dyshimta janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë dhe Drenas të Kosovës, ngjarje të cilat janë ende të paqarta për autoritetet ligjzbatuese.

Rasti i parë u shënua në Drenas, ku një 57 vjeçar u gjet në mes të rrugës, pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti”. Në trupin e pajetë nuk u gjetën shenja dhune, teksa ishin kalimtarët ata që gjetën trupin e viktimës.

All - Paragraf - 3

Viktima e dytë u gjet në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, në rrethana ende të paqarta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës bën me dije se për të dyja ngjarjet kanë nisur hetimet, ndërkohë që do të jenë ekzaminimet mjekoligjore ato që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos