SHBA sanksionon Vulin, Kurti: Prova që kërcënimi i paqes vjen nga nivele të larta të shtetit serb

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 21:57 | Kosova
SHBA sanksionon Vulin, Kurti: Prova që kërcënimi i paqes vjen nga

Ka ardhur reagimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pasi Thesari Amerikan sanksionoi drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se futja e Vulin në listën e sanksioneve amerikane për akuza që kanë të bëjnë me marrëveshje korruptive që lehtësojnë aktivitete keqdashëse në Serbi dhe në rajon, vërtetojnë se kërcënimi i paqes dhe sigurisë në rajon vijnë nga nivele të larta të shtetit serb.

Thesari Amerikan sanksionoi Aleksandar Vulin, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe Mbrojtjes, për "marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon", duke dëshmuar kërcënimin e paraqitur për paqen dhe sigurinë në nivelet e larta të shtetit serb.

Albin Kurti, Twitter
https://twitter.com/albinkurti/status/1678854485022584834?s=20

Sipas Departamentit të Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/11/shba-sanksionon-kryespiunin-serb-aleksandar-vulin-per-korrupsion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos