Një nënë beqare e dy fëmijëve u gjet e vdekur në shtëpinë e saj pasi miqtë e saj të lojërave online ngritën alarmin në polici kur ajo nuk arriti të hynte në platformë për dy ditë.
Lojtarët anembanë globit ranë në kontakt me policinë në Skoci dhe shëtitësin e qenve të Lauren Black kur ajo nuk u identifikua në internet për të luajtur Evony: The Kings Return.
Trupi i 36-vjeçares u gjet në shtëpinë e saj në Edgar Crescent në Renfrew më 3 janar. Policia tani ka nisur një hetim për vdekjen e saj, të cilën aktualisht po e trajton si "të pashpjegueshme".
Miku online Eyal Elhadad, 51 vjeç, nga Izraeli, thirri policinë skoceze pasi dyshoi se diçka nuk shkonte.
Nëna e Lauren, Iris Black, e cila jeton në Irlandën e Veriut, tha se ajo është "e shkatërruar" nga vdekja e vajzës së saj. Detajet e plota të asaj që ndodhi ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa hetuesit po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




(A2 Televizion)