Aksident në Pogradec, ndërron jetë këmbësori, kapet drejtuesi i mjetit

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 22:25 | Kronikë
Aksident në Pogradec, ndërron jetë këmbësori, kapet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Buçimasit, në rrugën nacionale,  ndërkohë që viktima, shtetasi me inicialet P.Gj., 48 vjeçar, sipas burimeve ishte një këmbësor.

Mjeti që shkaktoi aksidentin fillimisht u largua nga vendngjarja në drejtim të Korçës, por më pas u lokalizua dhe u kap nga forcat e rendit.

Vlen të theksohet se sot, edhe për shkak të shpejtësisë dhe kushteve atmosferike,  ka qenë një ditë e ngarkuar me aksidente.  Pak më parë, në Vlorë, një automjet ka përplasur një kalimtare e cila gjendet në gjendje kritike për jetën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/24/vlore-zhduken-pas-aksidentit-rende-kalimtarja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos