
Forca e Policisë të Komisariatit të Policisë së Fierit kanë vënë në pranga një 19-vjeçar nga Roskoveci për plagosje të rëndë.
Sipas të dhënave zyrtare, 19-vjeçari E.R., është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta në fshatin Strum me të miturin Sh. M., 13 vjeç, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.
Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)