
Një person është gjetur i pajetë këtë të enjte në rrugën “Ndre Mjeda”. Policia thotë se ai ishte roje në një pallat në ndërtim, ku edhe është gjetur, në sheshpushimin e katit të dytë.
Policia thotë se viktima, 50 vjeç, e identifikuar tashmë, dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)