
Një 28 vjeçar është vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja" ndërsa transportonte me makinën e tij emigrantë të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit të koduar "Destinacioni" u vunë në pranga tek "Mbikalimi i Rinasit" shtetasi R.B. duke transportuar në drejtim të Kukësit, 12 shtetas të huaj të cilëve iu kishte marrë 150 euro secilit, për të kaluar kufirin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar kanabis sativa. (A2 Televizion)