
Policia e Shtetit bën me dije se një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta.
71 vjeçari A.B. u gjet i gjakosur në anë të rrugës nga banorët e zonës të cilët lajmëruan policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë rrethimin e zonës. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)