Motori i “fast-food”-it përplas këmbësorin në Vlorë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2020, 11:49 | Kronikë

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku një motor që përdoret për shpërndarjen e ushqimit të shpejtë përplasi një person që po kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe këmbësori është dërguar në spital me fraktura dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motorit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje rreth hollësive të ngjarjes që çuan në këtë aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos