
Një trup i pajetë është gjetur paraditen e së dielës në bregdetin e Durrësit.
Trupi është konstatuar në ujë, në afërsi të Pistës "Kosova".
Policia ka identifikuar viktimën si 44-vjeçaren me iniciale A. Sh., që mendohet se vuante nga depresioni.
Nga të dhënat e deritanishme, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. (A2 Televizion)