
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër. Sipas policisë, shtetasi F. B., 79 vjeç, në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, shtetasen S. B., 83 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kryer krimin.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. (A2 Televizion)