Gjermanët zgjedhin pasuesin e Merkel, dalin “exit poll”-et e para

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 18:33 | Bota
Gjermanët zgjedhin pasuesin e Merkel, dalin “exit poll”-et e

Mbi 60 milionë gjermanë me të drejtë vote kishin mundësinë këtë të diel për të zgjedhur pasuesin e kancelares Angela Merkel, e cila i jep fund qëndrimit të saj në kryer të shtetit pas 16 vitesh.

Procesi i votimit u mbyll në orën 18:00, ndërsa menjëherë kanë dalë “exit poll”-et e para, nga të cilat duket se rezultati do të jetë tejet i ngushtë. Sipas “exit poll”-eve të ARD, CDU/CSU  dhe SPD janë “kokë më kokë” me nga 25% të votave, “Të Gjelbërit”  15%, ndërsa FDP  11%.

Ndërkohë, sipas sondazhit të ZDF, i cili është i dyti më i madh për këto zgjedhje, CDU/CSU udhëheq me 26% të votave, kundrejt 24% të SPD, “Të Gjelbërit”  14,5%, FDP 12%.

https://a2news.com/2021/09/18/angela-merkel-si-u-be-vajza-e-vogel-nga-lindja-udheheqesja-e-gjermanise-dhe-gjithe-europes/

Votimi i së dielës konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi kancelarja Angela Merkel tërhiqet nga politika pas 16 vitesh si kancelare.

Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Olaf Scholz. Si zëvendës i Merkel, ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë. Por edhe nëse ai fiton me shumë mundësi do të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar një koalicion. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/zgjedhjet-ne-gjermani-plaka-nje-koalicion-i-majte-mund-te-kete-nje-qasje-anti-nato-cdu-ka-nje-vemendje-me-te-madhe-ndaj-kosoves-dhe-shqiperise/
https://a2news.com/2021/09/20/per-here-te-pare-pa-merkel-shqiptarja-e-cdu-ne-a2-cnn-gara-eshte-shume-e-ngushte-ne-zgjedhjet-e-se-dieles/

A2 CNN Livestream

Latest Videos