
Me gjithë dëshirën e madhe për t’iu rikthyer emocioneve të futbollit, rastet pozitive me koronavirus në futbollin gjerman nuk ndalen prej disa ditësh.
3 të infektuar të tjerë u raportuan nga mediat gjermane pasditen e kësaj të marte. Dy prej tyre lidhen me klubin e Borusia Monchengladbach, një futbollist dhe një pjesëtar i stafit.
Personi tjetër është anëtar i një klubi nga Bundesliga 2 gjermane.
Këto zhvillime të fundit në futbollin gjerman mund të kompromentojnë rinisjen e sezonit. (A2 Televizion)