Dronët rrezikojnë aeroportin Gatwick në Londër

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 16:04 | Bota
Dronët rrezikojnë aeroportin Gatwick në Londër

Dhjetëra mijëra pasagjerë që donin të fluturonin për pushime u bllokuan për disa orë në një prej aeroporteve më të mëdha të Europës.

Uljet dhe ngritjet në aeroportin e Gatwick në Londër u pezulluan për shkak të dronëve që kanë fluturuar në afërsi të pistës. Sipas ekspertëve të aviacionit, përplasja e një aeroplani me një dron do të ishte katastrofike.

Ato pjesë metalike mund të shkaktojnë shumë shkatërrime brenda një motori dhe mund të penetrojnë gjithashtu edhe krahët. Operimi i dronëve në brendësi të aeroportit, shkaktoi kaos të vërtetë. Është shumë zhgënjyese që një person po bën një krim të ndëshkueshëm me deri në pesë vjet burg dhe po pengon kaq shumë pasagjerë për të udhëtuar për Krishtlindje.

Policia vijon kërkimin për personin përgjegjës, ndërsa mëngjesin e së premtes aeroporti rihapi fluturimet me një numër të kufizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos