Gjermania miraton pagën minimale prej 12 eurosh në orë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 11:51 | Bota
Gjermania miraton pagën minimale prej 12 eurosh në orë

Duke filluar nga 1 tetori, miliona punonjës në Gjermani do të kenë të drejtën për një pagë minimale prej 12 eurosh në orë.

Ligji u miratua sot nga Bundesrat, Senati federal gjerman dhe Dhoma e Lartë e Parlamentit, ndërsa më 3 qershor ishte miratuar Parlamenti gjerman.

Kjo është një nga masat kyçe të programit të qeverisë, e synuar nga socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

Ky vendimi do të çojë në një përmirësim të pagave për gati 6.2 milionë punonjës nga një popullsi aktive prej 45.2 milionë personash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos