All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjermania premton armatim modern për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet të fitojë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 11:18 | Bota
Gjermania premton armatim modern për Ukrainën, Scholz: Putin nuk duhet
All - Paragraf - 1

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Gjermania premton se do të dërgojë një sistem modern antiajror në Ukrainë për ta ndihmuar në përballjen e saj më Rusinë.

“Putin nuk duhet të fitojë dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”. Kështu u shpreh kancelari gjerman Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag, ku dënoi brutalitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

“Është thelbësore që Ukraina të mbrohet dhe të ketë mundësi që ta bëjë këtë gjë. Putini nuk duhet të arrijë objektivat e tij. Këtë imperializëm në Europë nuk do ta pranojmë asnjëherë”, përfundoi Scholz. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos