Gjermeni: Përfaqësimi i grave në politikë? Trendi pozitiv, por shifrat nuk mjaftojnë

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 11:32 | Politikë
Gjermeni: Përfaqësimi i grave në politikë? Trendi pozitiv,

E ftuar në studiot e A2, deputetja e Partisë Socialiste Eglentina Gjermeni komentoi situatën politike në prag të protestës së nesërme të opozitës.

Gjermeni mendon se në një shoqëri demokratike mazhoranca dhe opozita i kanë të ndara rolet. Në kushtet që opozita është votuar për të përfaqësuar votuesit, krijon “një precedent të rrezikshëm dalja e tyre nga Parlamenti”.

Ish ministrja trajtoi edhe problematikën e përfaqësimit të grave në politikën shqiptare, ku padyshim numrat nënvizojnë një trend pozitiv, por shpesh herë nuk tregojnë realitetin.

“Treguesi statistikor është i mirë, por vetëm shifrat nuk mjaftojnë, përgjegjësia tashmë është më i madh për të reflektuar problematikat e tyre”, thotë Gjermeni, që shton se  Do të luftojmë që të arrimë 50% të grave në këshillin e Bashkive, dhe të rrisim kandidatet për Bashkitë në zgjedhjet lokale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos