Gjest për t’u duartrokitur: lojtarët dhe drejtuesit e Atletico Madrid paguajnë rrogat e 430 punonjësve të klubit

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 21:47 | Futboll
Gjest për t’u duartrokitur: lojtarët dhe drejtuesit e Atletico

Futbollistët dhe drejtuesit e Atletico Madrid do të paguajnë rrogat e punonjësve të klubit në këtë periudhë krize të shkaktuar nga Covid-19.

Yjet e skuadrës madrilene, duke përfshirë edhe trajnerin Diego Pablo Simeone, pranuan të heqin dorë nga 70% e kontratave milionere, deri në fund të emergjencës.

Një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë 430 punëtorëve të klubit.

Një gjest vërtetë i bukur, për të evituar që punonjësit të kalonin në programin e asistencës, të parashikuar nga ligjet spanjolle, ashtu si ka ndodhur me dhjetëra kompani në vend.

Shkurtimi i rrogave u pranua nga lojtarët dhe stafi teknik i ekipit të parë të Atletico për meshkuj dhe femra si edhe futbollistët e ekipit B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos