Pezullimi nga koronavirusi/ Kampionati në Shqipëri, nga qershori deri në gusht

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 21:06 | Futboll
Pezullimi nga koronavirusi/ Kampionati në Shqipëri, nga qershori deri

Prej 9 marsit, edhe futbolli në Shqipëri ndërpreu çdo aktivitet prej emergjencës nga koronavirusi.

Rifillimi i mundshëm i kampionatit gjatë muajit prill ishte tejet optimist dhe me shtetrrethimin që mbetet në fuqi, tashmë Federata e Futbollit ka studiuar ato që mund të jenë datat reale për të kthyer ekipet në fushë.

Pas video-konferencës me UEFA-n dhe direktivave të reja të marra, sektori i garave u njoftua se sezoni duhet të mbyllet në korrik, maksimalisht deri më 3 gusht. Për 10 javët e mbetura të Kategorisë Superiore, nga ku do të shpallet edhe kampioni i Shqipërisë, në FSHF janë të bindur se në skenarin ideal, kampionati do të rinisë në javën e parë të qershorit, ndërsa në rastin më të keq në fund të muajit qershor.

Në skenarin e dytë, ekipet elitare do të detyroheshin të luanin çdo 4 ditë për të kapur afatin e përcaktuar nga UEFA për mbylljen e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos