Gjimshiti pas operacionit, foto me krahun në allçi edhe tifo nga shtëpia për Kombëtaren

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 12:35 | Futboll
Gjimshiti pas operacionit, foto me krahun në allçi edhe tifo nga

Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e Arenës Kombëtare ndaj Polonisë pa shtyllën e mbrojtjes, Berat Gjimshitin, i cili u dëmtua në transfertën hungareze.

Një ditë më parë, mbrojtësi u operua me sukses në krah, ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjimshiti uron shokët e tij të skuadrës në prag të sfidës vendimtare të këtyre eliminatoreve, teksa shfaqet me krahun në allçi.

“Ju falimenderoj të gjithëve për mbështetjen në ditët e fundit. Operacioni ishte i suksesshëm dhe do të kthehem sa më shpejt në fushë. Sonte do të bëj tifo nga shtëpia dhe i uroj shumë fat shokëve të skuadrës”, shkruan Gjimshiti në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos