Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një zebër i ngul dhëmbët në fyt një krokodili, duke i kthyer hakun grabitqarit që ishte në pritë për të sulmuar tufën që kalonte një lumë në Kenia.
Çuditërisht, zebra ishte në gjendje të mbrohej me sukses nga bllokimi i nofullave të bishës zvarranike.









Në imazhe shihet një numër krokodilësh të vendosur në ujë ndërsa tufa e zebrave po kalonte, dhe më pas momentin kur krokodili kërceu nga uji në përpjekje për ta bërë zebrën vaktin e tij.
Por momenti më befasues tregon zebrën që kafshon krokodilin në fyt, përpara se grabitqari të tërhiqej nga dhimbja, duke e lejuar atë të dalë nga lumi Mara në Maasai. (A2 Televizion)