Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Unë u sulmova për t’u sulmuar drejtësia

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2019, 12:48 | Politikë
Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Unë u sulmova për t’u

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është kundërpërgjigjur edhe një herë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, duke e quajtur shantazh, sulmin personal që i është bërë asaj dhe familjes së saj.

Sipas Gjonajt, këto sulme vijnë për shkak se Prokuroria ka nisur hetimet për abuzimet në tenderimeve në Ministrinë e Drejtësisë në vitet 2016 dhe 2017.

“Unë jam e vendosur që të mbështes Prokurorinë në luftën kundër korrupsionit dhe e inkurajoj atë që të thellojë hetimin, për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin dhe detyrën”, tha Gjonaj. “Unë u sulmova me qëllimin e vetëm për t’u sulmuar drejtësia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos