Si shumëkush në Shqipëri në këto ditë, edhe analistja Edlira Gjoni ndodhet në karantinë me familjen, në qytetin e Vlorës. E intervistuar nga A2, ajo tregon sesi po i përballon këto ditë të vështira, veçanërisht nga pikëpamja psikologjike. Gjoni shprehet disi skeptike për masat e marra, jo vetëm në Shqipëri, ndaj përhapjes së koronavirusit, dhe e “shqetëson mungesa e transparencës, këtë herë jo nga media por nga politika dhe bota e shëndetësisë”, ku sipas saj ka një errësirë që të frikëson, me botën që po vendos sërish kufijtë, të shohim ku do të na çoj kjo”, por kjo nuk do të thotë se nuk zbaton e përpiktë rregullat. “Nëse ka edhe 1% të mundësisë që të përhapet ky virus dhe unë mund ta shmangë, ne duhet të bëjmë gjithçka për ta shmangur. Është një thirrje që bëj për të gjithë”, thotë Gjoni. Ka diçka tjetër që analistja nuk pranon. “Nuk e dëgjoj dot ankesën se çfarë do të bëjmë në shtëpi. Kemi kompjuter, lexojmë libra, madje rifreskojmë njohuritë tona të matematikës dhe letërsisë me nipërit, ka shumë gjëra për të bërë”, shton ajo. (A2 Televizion)
Gjoni: Kam dyshimet e mia për masat ndaj koronavirusit, por i respektoj ato
