PD vijon protestën në orën 18:00, mesazh strukturave: Aksioni ishte shumë i mirë dhe i fortë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 16:22 | Politikë

PD vijon protestën në orën 18:00, mesazh strukturave: Aksioni

Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e zhvilluar këtë të enjte në protestën para ambienteve të Kuvendit.

Gazetari i A2 CNN, Anesti Barjamemaj ka siguruar mesazhin që u ka mbërritur strukturave të PD-së, ku vlerësohet pozitivisht protesta e zhvilluar gjatë paradites dhe bëhet thirrje për vijimin e saj edhe pasdite.

Në mesazh theksohet se “aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë”, ndërsa demokratëve u kërkohet që të rikthehen në protestë në orën 18:00, duke shfrytëzuar edhe mundësinë e një orari më të përshtatshëm.

Gjithashtu, në mesazh bëhet me dije se për personat e shoqëruar nga policia janë dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.

“Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti”, thuhet më tej.

Njoftimi i plotë: 

Përshëndetje të nderuar,

Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji.

Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit.

Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.

Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti.

Të jemi të gjithë bashkë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos