
11 qytetarë janë ndaluar nga policia pas protestës së zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Kuvendit, ndërsa aktualisht ndodhen në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë.
Gjatë protestës pati përplasje dhe shtyrje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe efektivëve të policisë. Në disa momente, policia përdori edhe spraj me piper ndaj protestuesve.
Protestuesit e ndaluar janë vizituar në komisariat nga avokatja e Partisë Demokratike, Eda Grimci.
Ndërkohë, situata para Kuvendit u shoqërua me tensione, ndërsa protesta e opozitës do të vijojë dhe gjatë pasdites. (A2 Televizion)