Shashkat, spraji me piper, uji dhe tymueset, por edhe gjetje të tilla si kjo (pula) që i bëjnë jehonë shqetësimit për fshatin karakterizuan protestën e 8 tetori trretherrotull sallës plenare, ku do të votohej ndarja e re administrative territoriale15 bashki nuk do të jenë më pas votës së mazhorancës për projektin e saj të njëanshëm.
Disa prej kryetarëve ju përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për presion të shtuar me protestë tek Parlamenti. Edhe në përplasje me policinë, si ky moment i Albert Malaj kryetari i Bashkisë së Memaliajt i cili u tërhoq dhunshëm nga efektivët.
Edhe Hil Curri i Fush-Arrëzit në krah të të cilit qëndronte Fisnik Qosja i Kavajës tha se fliste në emër të 15 bashkive, duke refuzuar projektin socialist që redukton bashkitë nga 61 në 46 të tilla.
Edhe pse kreu i PD, tha se salla do të ishte i deputetëve dhe sheshi i qytetarëve, një dorë zemërimit përtej rrethimit ua dha edhe KlevisBalliu, Saimir Koreshi dhe Bardh Spahia.
Ambulancat shkonin e vinin duke dhënë ndihmë qytetarëve që lendoheshin, ndërsa policia kryente shoqërimet në Komisariat. (A2 Televizion)