Analistja Edlira Gjoni në studion e A2 CNN analizon situatën politike në vend, që sot pret zhvillime nga takimi me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Më vjen keq që kemi arritur në pikën që presim që amerikanët vijnë për herë të dytë, është bërë pak si shumë, jemi bërë si ato fëmijët e pabindur”, thotë Gjoni. Por sipas saj, PD pas këtyre takimeve mund të fillojë të përqendrohet drejt zgjedhjeve lokale në vend. Gjithsesi, problem për analisten mbetet fakti që Rilindja ka krijuar një pamje të Shqipërisë “me bojëra dhe me lule” që nuk ekziston, dhe pretendohet një normalitet që është i pamundur pa një opozitë reale në Parlament. Gjithsesi, problem për analisten mbetet fakti që Rilindja ka krijuar një pamje të Shqipërisë “me bojëra dhe me lule” që nuk ekziston, dhe pretendohet një normalitet që është i pamundur pa një opozitë reale në Parlament. (A2 Televizion)
Gjoni: Me amerikanët po sillemi si fëmijë të pabindur
