"Gjuetia për thesarin", loja për të gjetur florinjtë e fshehur nëpër Nju-Jork

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 08:33 | Lifestyle
"Gjuetia për thesarin", loja për të gjetur

Mund të mos duket reale, por nëpër rrugët e Nju-Jorkut, nëse do të shohësh me kujdes, do të mund të gjesh dhe florinj të fshehur nëpër 200 vende sekrete. Ndihma jepet nëpërmjet postimeve në Instagram dhe kjo “gjueti thesari” përfshiu banorët e Nju-Jorkut në një videolojë gjatë Krishtlindjeve. Këtë mënyrë dhurimi ka zgjedhur argjendari Maksud Agaxhani në nder të nënës së tij e cila u nda nga jeta në moshën 101-vjeçare, por edhe si një formë e re marketingu.

Në një lidhje nga Nju-Jorku për “Dita Jonë”, argjendari Maksud Agaxhani dhe punonjësja e tij shqiptare e argjendarisë, Melisa Kulla, dhanë më tepër detaje për këtë iniciativë të tyre.

“Këtë herë ishte e veçantë se nëna e tij u nda nga jeta në moshën 101-vjeçare dhe vendosi të fshihte thesarin e 101 mijë dollarëve të shpërndarë në mënyrë të ndryshme, varëse e bizhuteri apo pllaka floriri dhe kjo ndodhi gjatë Krishtlindjeve dhe gjithë qyteti u aktivizua. Në këto produkte ishte një numër i shënuar, ishte një formë marketingu dhe njerëzit që i kanë gjetur kanë dërguar videot dhe provat”, thotë Melisa.

Ndërsa pronari veçon ndër blerësit e tij edhe këngëtarin shqiptar Noizy dhe reperë të të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos