Gjukanoviç kundër "Open Balkan": Është kthim në Serbinë e Madhe

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 18:58 | Ballkani
Gjukanoviç kundër "Open Balkan": Është kthim

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka lëshuar akuza ndaj nismës së Ballkanit të Hapur dhe synimeve të qeverisë në largim të Abazoviç për t’u bërë pjesë e saj.

Në deklaratën e tij të fundit, kreu i shtetit malazez u shpreh se anëtarësimi i Malit të Zi në “Open Balkan” është kthim në ‘Serbinë e Madhe’

“Është një agresion i poshtër që donte ta nxirrte Malin e Zi nga plejada politike evropiane dhe euroatlantike dhe ta kthente nën ‘Serbinë e Madhe’, nën ombrellën e sigurisë së ‘Rusisë së Madhe’”, u shpreh Gjukanoviç.

Ai shtoi se Qeveria e Malit të Zi, në krye me Dritan Abazoviç-in, ka komprometuar Malin e Zi si vend anëtar i NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë.

“Gjatë periudhës së fundit, ne pamë përpjekjet e dëshpëruara të qeverisë së re për të çmontuar plotësisht sistemi i sigurisë, duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Sigurisë si institucionin më të rëndësishëm të sistemit të sigurisë, për të ruajtur rrjetin serbo-rus në Mal të Zi dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë së re nga keqbërjet e tyre kriminale”, nënvizoi Gjukanoviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos