
Një përshkallëzim i epidemisë së koronavirusit mund ta përgjysmojë rritjen ekonomike globale dhe mund të zhysë në recesion disa vende, sipas Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik.
Virusi po përhapet në të gjithë botën duke shqetësuar gjithmonë e më shumë investitorët, organizata thotë se rritja e GDP-së globale këtë vit mund të tkurret në nivelin e 1,5 përqind, gati gjysma e parashikimit prej 2.9 përqind, para shpërthimit të epidemisë.
“Interim Economic Outlook”, që llogariti ndikimin në ekonomi të koronavirusit, vlerëson se prodhimi i brendshëm bruto i Italisë do të zbresë nga 0.2 përqind në 2019, në 0 përqind në 2020. Ndërkaq në Kinë, prodhimi ka rënë me një vlerë rekord në muajin shkurt, ndërsa fabrikat pezulluan aktivitetet si pasojë e koronavirusit. (A2 Televizion)