Koronavirusi, mbi 3000 viktima në mbarë botën

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 08:22 | Bota
Koronavirusi, mbi 3000 viktima në mbarë botën

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkuar mbi 3000. Lajmin e bën të ditur BBC, sipas së cilës, vetëm sot kanë humbur jetën në Kinë 42 njerëz.

Në Hubei të Kinës, vatra nga ku u përhap virusi, shënohen 90% të viktimave. Në Iran janë raportuar 50 viktima, ndërsa në Itali mbi 30.

https://a2news.com/2020/03/01/task-forca-per-koronavirusin-tomini-29-teste-ne-total-rezultuan-negative/

Ndërkohë, numri i personave të prekur nga ky virus në të gjithë botën është mbi 90 000.

Shumica e të prekurve kanë simptoma të lehta, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të dielën, dhe vdekshmëria llogaritet nga 2-5%. Për krahasim, gripi sezonal ka një vdekshmëri prej 0,1%, por është shumë më ngjitës sesa koronavirusi, me 400 000 persona që vdesin çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos