Koronavirusi mbyll muzeun e Luvrit

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 14:32 | Bota
Koronavirusi mbyll muzeun e Luvrit

Masa shumë të forta po merren dita-ditës nga vende të ndryshme për të penguar përhapjen e virusit të rrezikshëm me origjinë nga Kina, Covid-19.

E ndërsa dje, autoritetet franceze vendosën të ndalojnë mbajtjen e takimeve publike, ku marrin pjesë mbi 5000 persona, sot është marrë një tjetër vendim në një nga vendet më të frekuentuara nga turistët francezë.

Muzeu i Luvrit në Paris është mbyllur ditën e diel për shkak të një takimi të jashtëzakonshëm të punonjësve të tij. Hapja e muzeut më të vizituar në botë nuk dihet se kur do të ribëhet pasi punonjësit i kërkojnë garanci për shëndetin e tyre mjekëve dhe drejtuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos