
Dy përfaqësues të administratës së Gjykatës së Lartë janë paraqitur pranë Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda me një karrocë të mbushur me dosje, të cilat i kanë dorëzuar pranë sekretarisë së këtij institucioni.
Nuk dihet nëse dosjet janë për hetim-gjykim qe lidhen me çështje konkrete, apo për arkivim. Por nëse bëhet fjalë për çështje të Gjykatës së Larte ato duhet të arkivohen pranë arkivës së këtij institucioni. (A2 Televizion)