Pas Gjykatës Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë u detyrua të mbyllë dyert për qytetarët në konflikt me ligjin. Drejtësia në këtë godinë ka mbetur së punuari edhe në tik-takun e kohës. Shkak u bë vetting-u, ose i njohur ndryshe si gjyqi pasuror që ju bë edhe kësaj shtrese të lartë të drejtësisë në vend. Në sallat e Gjykatës së Lartë nuk zhvillohen më procese gjyqësore. Drejtësia, që është e vërteta në veprim, është stakuar gjithashtu. Dosjet me objekt konfliktet ndaj qytetarëve dhe ato që lidhen me pronën dhe pasurinë vetjake nuk marrin dot një përgjigje përfundimtare. Verdikti për to, ka stopuar. (A2 Televizion)
Gjykata e Lartë mban peng 31 mijë çështje
